As njerëzit nuk e bëjnë një gjest: për disa ditë rresht qeni pret jashtë spitalit të zonjën
Për tetë ditë dhe netë nuk u largua nga spitali, duke pritur jashtë tij të zonjën, një grua 82 vjeçare.
Ai priste jashtë spitalit Dona Elmíria Silverio Barbosa në Sidrolandia, të Brazilit, por pacientja të cilën qeni priste, ndërroi jetë pas katër ditësh nga shtrimi… e megjithatë qeni vazhdonte ta priste.
Sipas spitalit gruaja vuante nga bronkiti azmatik dhe merrte mjekim të vazhdueshëm.
Drejtoresha e spitalit, Wanda Camilo tha se, “Shumë persona duan që ta adoptojnë qenin, edhe një mjeku ynë u ofrua”.
Aktualisht qeni është marrë në kujdestari nga pronarët e një lokali për kafshët dhe po kujdesen për të./tesheshi.com./