Kryeministri Rama përcolli një tjetër mesazh të fortë publik në kuadër të situatës së pazakontë, edhe globale, në luftë me koronavirusin e ardhur nga Kina, ku s’e fshehu se një ndër ankthet e tij këto ditë, është ajo e donacionit 1 miliard e 150 milion për Rindërtimin nga tërmeti, se mos anullohet apo shtyhet nga donatorët, pikërisht për shkak të asaj që po ndodh.
Njëra nga arsyet pse do të bisedoj (me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen), është t’i kërkoj që përtej kësaj situate, fondet që BE premtoi nuk do të ndryshojnë destinacion, pasi planin për rindërtimin nuk shtyhet dhe nuk ndryshon.
Sot kemi nxjerrë tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e shkollat, 59 të reja, 8 konvikte dhe 4 në QS dhe 8.7 mld për shtëpitë dhe bëjnë 160 mln dollarë. Qeveria nuk do i lëvizë nga donacioni.
Arsyeja tjetër është domosdoshmëria jetike e rajonit, që në përballimin e luftës, BE të mos e përjashtojë Ballkanin nga eksportet e mallrave dhe shëndetësinë. BE nuk duhet ta përjashtojë Ballkanin nga aksesi tregtar me këto mallra. Ne kemi përgatitur një nismë rajonale gjashtë vendet e Ballkanit drejt BE-së“, tha shefi i qeverisë.
Rama foli dhe për vendimmarrje trë tjera jetike në këtë situatë, duke kërkur si gjithnjë durim. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1318649775009557/?t=2