Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim afro 30 minutësh, kushtuar aktit të paprecedentë të lënies së mandateve nga opozita.
Ka qenë një fjalim që ka ngërthyer komentimin e gjestit opozitar dhe të asaj se ç’e pret vendin pas këtij zhvillimi, sipas vizionit kryeministror.
Rama ka folur ndër të tjera dhe për blerjen e pretenduar të votave, duke thënë se ato gjithsesi, edhe në patçin ndodhur, nuk e kanë ndryshuar vullnetin e popullit.
Gjithashtu, shefi i qeverisë është ndalur dhe në aspekte të jetës familjare, duke përmendur koston që po marrin fëmijët, gruaja e nëna, prej sulmeve ndaj tij.
Ai veçoi gjithashtu dhe standartin e tij etik, që edhe pse ironik e sarkasti me kundërshtarët apo ata që e sulmojnë, në politikë apo media, kurrë nuk ka shfrytëzuar pushtetin për t’u hakmarrë ndaj tyre. /tesheshi.com/
Më poshtë mund të ndiqni fjalimin e plotë të Ramës:
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1003371593187127/?t=7