Referuar të dhënave të UNHCR-së, Forumi Ekonomik Botëror tregoi katër mite, e njëherësh katër të vërteta në lidhje me refugjatët, ku në qendër janë ata sirianë.
E para është se shumica e tyre emigrojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Australi. Por 80 përqind aktualisht janë në vende të tjera. Pra, 6.7 milion sirianë që janë larguar nga vendi i tyre janë vendosur kryesisht në Irak, Jordan, Liban dhe Turqi.
Një mit tjetër është se ata jetojnë në kampe. Por në realitet, dy të tretat jetojnë në zona urbane. Vetëm një në dhjetë sirianë është në kamp.
Miti tjetër është se refugjatët sirianë largohen nga vendet e tyre për të gjetur një punësim më të mirë. Por refugjatët nuk janë njësoj si migrantët. Refugjatët largohen nga shtëpitë e tyre vetëm nën kërcënimin e ndonjë rreziku.
Miti i fundit është se ata nuk mund të studiojnë, pasi nuk kanë arritur rezultate të mira shkollore. Por vetëm 1 përqind e refugjatëve i mbarojnë studimet, sepse arsimi i tyre ka qenë i dobët.
Aktualisht ka 26 milion refugjatë në të gjithë botën. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/worldeconomicforum/videos/467809057404993/?t=71