BBC ka sjellë pamjet ku shihet vendbanimi i deritanishëm i kokës së ISIS-it, bu Bakr Al Baghdadit.
Fshati Barisha, i cili është i rrafshuar totalisht nga bombardimet, ndodhet në veriperëndim të vendit, dhe pak kush mund të kishte menduar se aty ndodhej lideri famëkeq për të cilin u raportua disa herë se kishte vdekur.
Një numër i madh i “ndjekësve” të tij u vranë gjatë operacionit të së dielës, i cili po konsiderohet si më i suksesshmi pas atij që e kreu Obama duke eliminuar kokën e Al Kaedës, Osama Bin Ladenin. /tesheshi.com/