Vëzhguesit e Bashkimit Evropian kanë mbajtur një konferencë për media, me këtë rast kanë shpalosur të dhënat nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Aljoz Peterle, kryevëzhgues i BE-së, tha se në përgjithësi procesi ka shkuar mirë por në disa vende ka pasur parregullsi të vogla.
Një nga gjërat më shqetësuese rreth këtyre zgjedhjeve ishte votimi familjar.
Kurse Igor Śoltes, përfaqësues i Komisionit Evropian, tha se Kosova nuk i ka përfillur rekomandimet e dhëna nga vëzhguesit e BE-së në zgjedhjet e 2014-ës.
Ai shtoi se duhet që rekomandimet e dhëna të përfillen në mënyrë që të realizohen zgjedhje sa më demokratike.
Sipas tij në përgjithësi procesi ka shkuar mirë por ende nuk është mbyllur për të dhënë rekomandimet dhe rezultatet definitive.
Kujtojmë se përveç votimit familjar, mbeten edhe problemet e njëjta, si fotografimi i votës, gjendja e emrave të personave të vdekur në listat e votimit, votimi i dyfishtë, niveli i informimit në mënyrë jo të duhur i votuesve, paraqitja e militantëve partiak pranë qendrave të votimit etj./tesheshi.com/