Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Është ekonomia, budalla!“ –  Premtimet elektorale në kritikën e liberalit Selami Xhepa

by te Sheshi
13/06/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Dhjetë risitë e 21 qershorit: fushata e parë pa Berishën dhe…

 Sa të realizueshme janë premtimet ekonomike të tri partive të mëdha, pse duhen ulur taksat dhe pse i duhet vendit një pakt politik afatgjatë  për stabilitetin ekonomik.

Kur Bill Klinton garonte përballë Xhorxh Bushit të vjetër e fokusoi fushatën e tij në shprehjen: “It’s the economy, stupid” (“Është ekonomia, budalla“) një gjetje strategjike për të prekur problemin në palcë, pra tek xhepat e qytetarëve.

Ekonomia është fuga që i rrotullon fushatat elektorale me premtime për mirëqënie, për taksa të ulëta, investime, punësim, pensionet etj..

Pa e cituar Klintonin edhe kreu i opozitës Lulzim Basha po mundohet të thotë pikërisht këtë në fushatën e tij; që problemi është tek ekonomia.

Ndaj PD afrohet me premtime shumë optimiste si taksë të sheshtë 9 përqind apo rritje pensionesh e pagash, arsim pa pagesë, etj.. Po sa të realizueshme janë këto premtime apo bëhen thjesht për efekt fushate?!

Ekonomisti Selami Xhepa, në rolin e presidentit të Institutit Europian Pashko, një organizëm që promovon idetë liberale në ekonomi,  ka bërë një skaner të premtimeve të tri partive të mëdha në këtë fushatë, sa qëndrojnë dhe si mund të realizohen në kontekstin shqiptar.

Ai ka dalë në 4 konkluzione kryesore:

1-Programet e 3 partive të mëdha (PS / PD / LSI) nuk sigurojnë instrumentat për të mbështetur një rritje ekonomike të mjaftueshme.

2-Nuk ka prioritete të qarta për reforma të mirë-financuara për arsimin dhe shëndetësi si dy sektorë me rëndësi parësore për zhvillimin e vendit.

3-Programet elektorale ofrojnë premtime të pajustifikuara me burime financiare, gjë që është me rreziqe nga pikëpamja e stabilitetit finaciar.

4 -Pozitive në programet elektorale është tendeca e uljes së taksava tek tre partite, ku del në pah  nevoja për kthim tek taksa e sheshtë.

Pasi kritikon mungesën e trasparencës për programet elektorale të partive të mëdha, Xhepa fokusohet tek disa premtime kyç të tyre duke analizuar mundësinë e zbatueshmërisë në terren.

Ulja e taksave

Fillimisht ai vlerëson qasjen që të tre partitë e mëdha politike, PS, PD dhe LSI kanë në raport me politikat e taksimit, posacërisht me tatimin mbi punën dhe kapitalin, por kritikon premtimin për heqjen e TVSH-së mbi konsumin.

“Rritja e tatimit mbi punën dhe kapitalin ka ndikuar negativisht si në zgjerimin e punësimit ashtu dhe në mosshfrytëzimin e kapaciteteve që ka ekonomia për më shumë invetsime private, vendase dhe të huaja. Duke shprehur preferencën tonë të qartë për rikthimin e modernizuar të taksës së sheshtë, ne mbështesim edhe nismat e dy forcave të tjera politike që ruajnë tatimin progresiv por duke arritur në një reduktim të ndjeshëm të barrës fiskale. Më posacërisht, reduktimi i tatimit mbi fitimin dhe burimet e tjera të të ardhurave në jo më shumë se 10-12%, do të ishte një lehtësim serioz për barrën fiskale të biznesit. Ky nivel maksimal tatimi duhet të unifikohet edhe për të ardhurat personale mbi nivelet e larta të pagave, përderisa vetëm kjo mundëson që të shmangen praktikat e devijimeve të raportimit të të ardhurave personale. Nga ana tjetër, reduktimet apo përjashtimet fiskale nga tatimet mbi konsumin (TVSH), janë provuar se nuk janë efektive as në stimulimin e konsumit dhe as në reduktimin e cmimeve si një ndihmë për shtresat në nevojë.  Ne besojmë se shtresave në nevojë mund tju vihet në ndihmë në mënyrë shumë më efektive nëpërmjet fuqizimit të krahut të shpenzimeve qeveritare, ose kreditimit të ardhurave për grupet me të ardhura të ulëta. Nga ana tjetër, reduktimet tatimore në të gjitha kategoritë e tatimeve dhe në një mënyrë të fortë, do të kishte efekte destabilizuese për financat publike, prandaj dhe duhet shmangur“- shprehet Xhepa.

Borxhi publik

Presidenti i IEP-së u kujton partive kryesore politike borxhin publik dhe e quan jetike angazhimin e tyre për të ruajtur nivele të përballueshme të këtij borxhi.

“Mendojmë që borxhi publik deri në fund të vitit 2021 mundësisht të arrijë afër nivelit të 65% të PBB-së, në mënyrë që deri në vitin 2025 ai të zbres nën 60% të PBB-së. Çdo politikë apo manovër fiskale që do të rrezikojë arritjen e këtij objektivi, do të përbënte një rrezik eminent për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit, një rrezik për kriza buxhetore me pasoja serioze ekonomike e sociale. Nga ana tjetër reduktimi sipas një trajektoreje kaq të zbutur, lejon hapësira të mjaftueshme për veprimtari aktive dhe politika publike të forta mbështetëse“- shprehet ai.

Arsimi dhe shëndetësia

Nga njëra anë është opozita që premton arsim falas duke sulmuar reformën e kryer nga qeveria, nga ana tjetër është PS-ja që mbron reformën në arsim për një pavarësi dhe cilësi të universiteteve.

Por ekonomisti liberal, Xhepa, u kujton të dy palëve se ajo që mungon në arsim dhe shëndetësi është investimi dhe konkurrenca dhe reformat duhet të sjellin cilësi.

“Në prioritetet e investimeve publike IEP mendon se arsimi dhe shëndetësia duhet të jenë prioritet absolut dhe ndërhyrjet me politika dhe financime duhet të shihen si emergjente. Fatkeqësisht, liberalizimi i këtyre dy sektorëve nuk ka arritur të prodhojë tregje konkuruese mes ofruesve, ndërkohë që shërbimi publik qoftë në arsim dhe në shëndetësi mbeten problematik. Kapacitetet politikbërëse dhe monitoruese janë të dobëta dhe shërbimet e ofruara janë shumë të nënfinancuara. Qëndrimet populiste që dëgjohet të artikulohen shpesh në publik, jo vetëm që nuk ofrojnë zgjidhjet që ka nevojë shoqëria, por përkundrazi do ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen qoftë në arsim dhe në shëndetësi. Ka një nismë globale në vendet në zhvillim që shpenzimet në arsim duhet të shkojnë deri në 6% të PBB-së deri në vitin 2020 dhe Shqipëria duhet me cdo kusht të afrohet drejt këtij objektivi“- thekson ai.

Punësimi

Premtimet për hapje vendesh të reja pune duket se është premtimi më jo real që bëhet nga partitë.

“Duke qenë se punësimi është shqetësimi madhor i shoqërisë, vecanërisht për brezin e ri, IEP rekomandon që politikat e nxitjes s ëpunësimit të shoqërohen me objektiva konkrete të rritjes së nivelit të pagave në sektorin privat. Punësimi që lë njerëzit në varfëri, nuk mund të konsiderohet si punësim efektiv dhe për më tepër, e lë shoqërinë tonë në një stad nënzhvillimi“- thotë Xhepa.

Qeverisja

Në një kohë kur kemi një qeveri gjysëm të djathtë,  gjysëm të majtë, ekonomisti Selami Xhepa kritikon partitë kryesore se nuk kanë asnjë premtim për shpenzimet qeveritare.

Në prizmin e politikës liberale ai sugjeron një qeveri të vogël dhe efiçente.

“Një qeverisje e vogël, me një numër të vogël ministrish politikbërëse dhe agjensish zbatuese, kontrolluese, monitoruese dhe mbikëqyrese të mirëfinancuara dhe të mirpajisura me burimet e nevojshme për përmbushjen e misionit të tyre, janë interesi më i mirë publik. Në këtë kuptim, inovacionet institucionale duhet të zënë një vend të rëndësishëm përkrah masave për modernizimin e administratës publike dhe rritjen e profesionalizmit dhe eficiencës së saj në shërbimet ndaj publikut. Edhe ky shqetësim i rëndësishëm nuk gjen vendin e duhur në programe dhe IEP i sugjeron forcave politike që të përpunojnë alternativa dhe rrugëzgjidhje konkrete“- u shpreh presidenti i IEP-së.

Related Posts

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Cilat janë shtetet që përdorin anglishten si gjuhë të dytë?

Cilat janë shtetet që përdorin anglishten si gjuhë të dytë?

“Socialistja e Beratit” ndryshon lutjen: Edi, mirë ia bëre Ilir Metës!

Porosia e Ramës: T’i kthejmë tek PS ata që rrijnë me LSI për interes

Lista Serbe kremton fitoren në Leposaviq, Simiq: Luftë ndaj institucioneve të Kosovës

Lista Serbe kremton fitoren në Leposaviq, Simiq: Luftë ndaj institucioneve të Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni