Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

VËZHGIM/ Ping-pong me idenë për heqjen e kufirit Kosovë – Shqipëri

by te Sheshi
12/01/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
VËZHGIM/ Ping-pong me idenë për heqjen e kufirit Kosovë – Shqipëri

Heqja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nga udhëheqësit e institucioneve të të dyja shteteve, ishte paralajmëruar me një pompozitet mjaft të madh.

Por, në praktikë, të dy qeveritë më shumë kanë hedhur topin në fushën e njëra tjetrës për veprimet që duhen ndërmarrë. Përderisa njohësit e çështjeve ekonomike, këtë nismë e shohin më shumë si populiste dhe për nevoja të politikës ditore.

Së fundmi, ishte presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ai i cili në emër të institucioneve të Kosovës tha se autoritetet e Kosovës janë të gatshme menjëherë për nxjerrjen e një vendimi që mundëson heqjen e kufirit Kosovë – Shqipëri

“Do të ishte mrekulli që viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, për çka e ftoj mikun tim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që të merr këtë vendim”, ka thënë Thaçi në një konferencë për media.

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë vazhdojnë t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare që lidhë këto dy shtete.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se deklaratat e vazhdueshme të liderëve të dy shteteve për heqje të kufirit janë populiste, të cilat, sipas tij, nuk janë koherente në rrugëtimin drejt familjes evropiane.

“Duhet të kuptohet që rruga e Kosovës është partneriteti me shtetet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është zbatimi i të gjitha normave dhe kushteve që parasheh CEFTA dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe eliminimi i barrierave duhet të jetë cak i qëllimeve edhe për presidentin, por edhe të tjerët, pasi që nuk mund të bisedohet për integrim evropian nëse humbim kohë duke prodhuar barriera për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve dhe në këtë drejtim duhet të jetë fokusi”, thotë Gërxhaliu.

Për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishin investuar miliarda euro në infrastrukturë rrugore. Të dy vendet kanë ndërtuar edhe rrugë, apo autostrada që lidhin më lehtë dy shtetet.

Ndërkohë, qeveritë e të dy vendeve kanë të nënshkruara shumë marrëveshje, të cilat si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana ishin prezantuar se kanë si qëllim të eliminojnë barrierat në mes dy shteteve. Por, në praktikë, sipas Gërxhaliut, shumë prej këtyre marrëveshjeve nuk zbatohen dhe bizneset janë ato të cilat në vazhdimësi janë ankuar për procedura burokratike.

“Shprehja e guximit politik, nënkupton kur të bëhen hapa konkretë në eliminimin e barrierave, në eliminimin e krimit të organizuar dhe krijimi i një qasjeje më proaktive për të zbatuar marrëveshjet e nënshkruara të cilat kanë mbetur në letër. Bashkëpunimi ekonomik duhet të lirohet nga politika, duhet të lirohet nga patriotizmi folklorik, nga emocionet. Në këtë drejtim, nuk duhet të ndërtojmë bashkëpunim ekonomik në populizëm, por në interes dhe fizbilietet në të dyja palët”, thotë Gërxhaliu.

Heqja e kufirit Kosovë – Shqipëri e premtuar vite me parë, tani duket të jetë edhe më e komplikuar, pasi që për një vendim të tillë nga Prishtina dhe Tirana, për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama kërkohet një marrëveshje rajonale.

Por opinionisti nga Tirana, Armand Shkullaku, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se çështja e kufirit Kosovë – Shqipëri mund të arrihet mes dy shteteve, pa pasur marrëveshje edhe me vendet tjera të rajonit.

“Nuk mund të përjashtohet Serbia nëse bëhet fjalë për një marrëveshje rajonale, por unë mendoj se për të arritur një objektiv të parë të tillë, fillimisht na duhet një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Kosovës. Serbia ka një rol dhe duhet të ketë një rol sa i përket marrëveshjeve të reja që mund të arrihen në rajon, por më parë duhet të kemi një marrëveshje Tiranë – Prishtinë, e pastaj me një mendim të unifikuar mund të paraqitemi në çdo lloj projekti apo plani tjetër që mendohet për Ballkanin”, thotë Shkullaku.

Për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi është absurditet që të kërkohet pajtimi i Serbisë për vendimet që mund t’i marrin dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria.

“Një vendim i tillë për heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të duartrokitet në vendet që nuk e duan të ardhmen e përbashkët të dy shteteve dhe orientimit tonë apo tek kërcënimet boshe që mund të vinë për këtë akt nga Bashkimi Evropian plotësisht i lodhur dhe i paaftë për vendime strategjike për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi.

Heqja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që ishte paralajmëruar në kuadër të disa takimeve që kanë zhvilluar qeveritë e dy vendeve, ishte margjinalizuar si ide pas nismës rajonale për “Mini-Shengenin” ballkanik, pjesë e të cilit nuk është Kosova.

“Mini-Shengeni” ballkanik ka tensionuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duke lënë nën hije edhe dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme të nënshkruara ndër vite mes dy shteteve. REL

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
EASA këshillon shmangien e fluturimeve mbi qiellin iranian

EASA këshillon shmangien e fluturimeve mbi qiellin iranian

BBC: Pesë momente fantastike nga bota e kafshëve (video)

BBC: Pesë momente fantastike nga bota e kafshëve (video)

Ambasadori britanik arrestohet në Teheran, Londra reagon ashpër

Ambasadori britanik arrestohet në Teheran, Londra reagon ashpër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni