Eurodeputeti Fred Beleri, rreth së cilit sillen vitet e fundit raportet Tiranë-Athinë, u ballafaqua me një protestë ndaj tij në qendër të Tiranës, i gjendur si pjesë e një delegacioni monitorues të Parlamentit Europian.
Ai shmangu një takim me Ramën, njeriun të cilin e akuzon se e futi në burg dhe ia morri Bashkinë e Himarës, por do kishte tjetër telash në pak minuta.
Ishin ca të rinj e më pas një person me emrin Dilaver Nila, të cilët ij qepën njeriut që perceptohet se bën politikën e Athinës në Shqipëri.
Ata i kujtuan Belerit masakrën e Peshkëpisë, me dy oficerë shqiptarë të vrarë nga një bandë greke vorioepirote, ku dhe Beleri dyshohet se ka qenë pjesë e bandës atë kohë, në vitet ‘90-të. /tesheshi.com/