Vëzhguesit e emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për mbikëqyrjen e procesit të vettingut do të vijnë në Shqipëri për detyrën e tyre afatgjatë.
Vendosja në Tiranë e gjithë ekipit prej tetë vëzhguesish (shtatë nga gjyqësorët e shteteve anëtare të BE-së dhe një nga gjyqësori i SHBA-ve) do të përfundojë gjatë javëve të ardhshme.
Bashkë me mbërritjen e stafit ndihmës për kryerjen e detyrave siç parashikohen në legjislacionin kombëtar.
Shënimet biografike të tetë vëzhguesve gjenden në http://europa.eu/!TJ77YB /tesheshi.com/