Opozita kërkon ta mbajë stekën e një kompromisi derk tek dalja nga çadra dhe shkuarja në zgjedhje. Ndërsa ndërkombëtarët, të cilëtve “nuk mund t’jua ha qeni shkopin” në gjithë këtë ç’po ndodh në politikën shqiptare, sidomos në kampin e opozitës, i vënë para vettingun, duke e detyruar të mos i shmanget…
Opozita po kalon orët e vështira të vendimarrjes pas ultimatumit të Zëvendës/ndihmës Sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Bryan Yee. Asaj do t’i bëhen të gjitha lëshimet e “McAllister”, por i vetmi kusht që i është vënë në bisedime është votimi i vettingut ku SHBA dhe BE kanë investuar fort muajt e fundit .
Orët e ditës së sotme janë vendimtare për zgjidhjen e krizës politike në vend. Opozita pritet të vendosë nëse do të pranojë të hyjë sërish në bisedime me mazhorancën për të arritur një marrëveshje për zgjedhjet. Vizita e një dite më parë në Tiranë e Hoyt Bryan Yee ka kulmuar me një ultimatum për opozitën, por a janë thënë të gjitha në media? Burime nga takimi mes zyrtarit amerikan dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, bëjnë të ditur se ka një kusht të fortë për opozitën dhe ai është “vettingu”, pra votimi në parlament i komisioneve ad-hoc që do të bëjnë dhe spastrimin e drejtësisë shqiptare. Burimet saktësuan për tesheshi.com se zyrtari amerikan ia ka thënë qartë se SHBA-të kanë investuar tek reforma në drejtësi dhe votimi i vettingut është kushti i panegociueshëm për opozitën në këmbim të të gjitha lëshimeve të tjera që do të japë mazhoranca: shtyrje zgjedhjesh, kreun e kQZ-së, disa ministra dhe një zv/kryeministër për opozitën.
Në intervistën e dhënë për gazetarët, Bryan Yee e sqaroi më së miri këtë: “Jemi shumë të vendosur në mbështetjen e reformës në drejtësi. Pra, ne jemi të vendosur për të mbështetur procesin që qeveria dhe partitë e opozitës nisën në korrik, duke aprovuar amendamentet dhe duke filluar miratimin e legjislacionit. Se si ai do të zbatohet, kjo do të varet nga partitë. Ne nuk duam që të ketë vonesa, ne nuk mendojmë se duhet të bllokohet, por sigurisht, ka edhe kërkesa praktike, procesi nuk do të jetë shumë efikas nëse partitë e bojkotojnë, nëse do ketë parti që nuk do të marrin pjesë. Prandaj ky do të jetë synimi ynë, që të sigurohemi që partitë mund të arrijnë një marrëveshje midis tyre, që të mund të marrin pjesë jo vetëm në zgjedhje, por edhe në institucione dhe procese të rëndësishme, si reforma në drejtësi”.
Nëse opozita pranon të votojë vettingun, parlamenti dhe pse i shpërndarë mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për t’a bërë të mundur këtë para zgjedhjeve të reja.
Pse vettingu po mban peng opozitën?
Ishte vettingu” ai që e ngriti zgupthi Bashën nga takimi në Pallatin e Kongreseve më 25 prill duke lënë negociatorët europianë të çuditur. Kur dy europarlamentarët David McAllister dhe Knut Fleckenstein i bënë të qartë kreut demokrat se duhej të votonte vettingun në këmbim të ofertës bujare të paketës së tyre ku përfshihej edhe Presidenti i Republikës, Basha u ngrit dhe iku nga takimi.
Që opozita nuk e do vettingun duket qartë, pasi reforma në drejtësi nuk është pjesë e premtimeve të “Republikës së re” të Bashës. Ai e ka thënë hapur se kërkon rikthimin e diskutimit për 7 ligjet e reformës në drejtësi në një kohë kur kjo reformë është në fazën e fundit të saj nga pikpamja institucionale. Ngërçi është krijuar nga bojkoti i opozitës në Kuvend duke lënë pezull krijimin e komisioneve ad-hoc siç e parashikon Kushtetuta e re e ndryshuar me konsensus në korrik të vitit që shkoi.
Sipas kryeministrit Edi Rama, arsyen se pse opozita nuk e do vettingun është mbrojtja e gjyqtarëve të korruptuar të cilët Berisha i merr në telefon ose Basha u çon raport mjekësor për t’i shpëtuar gjykimit.
Roli i ish-kryeministrit Berisha në këtë vendim të opozitës duket se është thelbësor pasi dhe vetë zyrtari amerikan u detyrua ta telefononte gjatë kohës së planifikuar për të diskutuar me pasardhësine tij në parti. /tesheshi.com/