Pandeli Majko dhe Bashkim Fino janë zgjedhur në komisionet e Vettingut që do të kalojnë në sitë njerëzit e drejtësisë së re.
Partia Demokratike sërish ka bojkotuar procesin, por në “rezervë” janë vendosur gati Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi për çdo rast të mundshëm.
Me thirrjen e Ilir Metës, mazhoranca me 82 vota miratoi në një seancë të jashtëzakonshme, projektvendimin për krijimin e komisioneve të Vetting-ut.
Tre partitë e mazhorancës, PS, LSI dhe PDIU, kishin paraqitur emrat e kandidatëve për komisionet e Vettingut me 12 dhe 6 anëtarë.
Partia Socialiste ka propozuar për në komisionin me 12 anëtarë emrat e deputetëve: Ulsi Manja, Bashkim Fino, Pandeli Majko dhe Evis Kushi. Ndërsa për komisionin me 6 anëtarë, PS ka propozuar Vasilika Hysin dhe Ervin Bushatin.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar emrat e deputetëve Luan Rama dhe Silva Caka për komisionin me 12 anëtarë dhe Vangjel Tavon për komisionin me 6 anëtarë.
Ndërsa PDIU ka propozuar emrat e Shpëtim Idrizit dhe Mesila Dodës për dy komisionet e Vettingut. /tesheshi.com/