Bamjet, kjo perime që është konsideruar si “gjella e sulltanëve” është sjellë në Ballkan në kohën e Perandorisë Osmane.
Në Bosnje dhe trevat shqiptare, por edhe në Mal të Zi e Serbi, ajo konsiderohet nga shumë si “mbreti i zarzavateve”. Në Shqipëri, Shkodra dhe Shqipëria e Mesme janë zonat ku përdoren më shumë, por ajo përdoret gjithashtu edhe në pjesë të tjera, megjithëse nuk bëhet në zona të freskëta si fusha e Korçës apo zona verilindore.
Kur Alia Izetbegoviç ftoi në Sarajevë dy negociatorët e Britanisë dhe Brancës për të zgjidhur krizën në vitin 1993, lordi Karrington, kur u kthye në Londër foli më shumë për magjinë e jahnisë me bamje që ia kishte gatuar kushinieri i Pallatit Presidencial, sesa për krizën e Bosnjës.
Megjithatë, kur vjen puna te bamjet, njerëzit ndahen në dy kategori; ata që i pëlqejnë shumë dhe ata që nuk duan t’i shohin fare në tryezë.
Por realisht, bamja është një perime me vlera shumë të mëdha ushqyeshme.
Bamja (Abelmoschus esculentus) është një ndër perimet më të vjetra, kultivuar 3000 vjet më parë në Etiopi, në brigjet e Nilit.
Deri në ditët e sotme prodhuesit më të mëdhenj në botë janë India, Pakistani dhe Nigeria. Bamja është përdorur gjerësisht në kuzhinën aziatike, arabe dhe afrikane dhe është gjithashtu mjaft popullore dhe në vendin tonë.
Bamjet ulin nivelin e kolesterolit në gjak.
Në periudhën e shtatzënisë, bamjet duhet të jenë në krye të listës së perimeve.
Vitamina C dhe fibrat që gjendet me shumicë tek bamjet pastrojnë lëkurën tuaj dhe riparojnë indet e trupit.
Trajton çrregullimet si: gjakderdhje ekstreme menstruale dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme: sifilizi, gonorre, dhe dizuri.
Ul rrezikun e kancerit të zorrëve dhe ndihmon procesin e tretjes.
Antioksidantët, vitamina C dhe minerale të tjera si hekur, magnez, kalcium, mangan dhe rrisin imunitetin tuaj dhe ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tuaj të përgjithshme.
Mënyrat e gatimit
Ndonëse këtu te ne bamja përdoret vetëm në një mënyrë, në gjellë, në vende të tjera, ekseprimetet me to janë nga më të ndryshmet. Bamjet i përdorin të skuqura, të mbushura, i gatuajnë me fruta deti…sidoqoftë, dy alternativat e para edhe mund t’i provojmë, këtë të fundit ua lëmë aziatikëve! /tesheshi.com/