Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vetingu, Kryemadhi letër ambasadorëve Lu e Vlahutin: qeveria kërkon ta mbajë nën kontroll

by te Sheshi
27/09/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Monika Kryemadhi mbështet Berishën: e vërteta e shëmtuar (foto)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i është drejtuar me një letër ambasadorëve Romana Vlahutin dhe Donald Lu, ku shpreh shqetësimet në lidhje me vetingun.

Kryemadhi shkruan se ligji i vetingut është në rrezik pasi qeveria kërkon ta kapë përmes shkurtimit të financimit.

“Vetingu shumë i rrezikuar. Qeveria kërkon te kapë vetingun. Vendimet e maxhorances në Kuvend dhunojnë pavarësinë e vetingut”, shkruan Kryemadhi.

Sipas saj, me VKM për administrimin synohet kontrolli i Vetingut përmes ministrisë së drejtësisë dhe ky është një fillim tepër negativ i reformës në drejtësi. Po tronditet besimi i shqiptareve tek reforma ne drejtësi.

Letra e plotë

Të nderuar,

Duke vlerësuar rolin tepër aktiv dhe përcaktues tuajin për hartimin e reformës në drejtësi dhe interesimin tuaj të vazhdueshëm për implementimin sa më të suksesshëm të saj nëpërmjet kësaj letre do të doja të ndaja me ju disa shqetësime serioze.

Këto shqetësime lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me procesin shumë të rëndësishëm të ngritjes së strukturave të vettingut, si një pjesë thelbësore e reformës në drejtësi, reformë e cila ka një rëndësi madhore për rrugëtimin europian të Shqipërisë drejt BE-së.

Më konkretisht, duke u nisur nga zhvillimet shqetësuese në komisionin e ligjeve dhe vendimet e marra atje të imponuara nga ana e mazhorancës lidhur me  strukturën e kolegjeve përkatëse, desha t’ju sjell në vëmendje se :sipas pikes 4 të nenit C të aneksit të Kushtetutës “ Komisioni, Kolegji i Apelimit, dhe Komisionerët Publikë kanë buxhet, administratë dhe mjedise të mjaftueshme për të kryer funksionet e tyre si dhe për ushtrimin e funksioneve të vëzhguesve ndërkombëtarë sipas ligjit”.

Gjithashtu dua tju kujtoj se në nenin 4 pika 5 e ligjit 84/2016 parashikon që “ Komisioni dhe kolegji i Apelimit ushtrojnë funksionet e tyre si institucione të pavarura dhe të paanshme, mbi bazën e parimeve të barazisë përpara ligjit, të kushtetueshmërisë e ligjshmërisë, të proporcionalitetit dhe të parimeve të tjera që garantojnë të drejtën e subjekteve të rivlerësimit për një proces të rregullt ligjor”.

Në respekt të Kushtetutës dhe ligjit si dhe frymën e parimit të ndarjes dhe barazisë së pushteteve si dhe të parimit të pavarësisë funksionale të institucioneve kushtetuese,duhej trajtuar pra edhe miratimi nga Kuvendi i strukturës organizative dhe pagave të personelit të institucioneve të Vettingut. Në çdo rast, si ligjvënësi ashtu edhe ekzekutivi në vendimmarrjen e tyre duhet të garantojnë gjithçka për institucionet kushtetuese për ushtrimin e funksioneve të tyre, siç janë qartësisht edhe institucionet e vettingut.

Nëpërmjet vendimeve më të fundit të komisionit të ligjeve lidhur me institucionet e vettingut çdo gjë është vendosur në kundërshtim me kërkesat e këtyre institucioneve, duke cënuar dukshëm pavarësinë dhe paanshmërinë vendimmarrëse dhe funksionale të institucioneve kushtetuese të vettingut si percaktimet kushtetuese dhe ligjore të sipërcituara.

Ndërhyrja dhe rrëzimi nga Kuvendi i propozimeve të paraqitura nga këto institucione, për strukturat dhe pagat e personelit, por edhe anëtarëve të këtyre institucioneve, kanë për qëllim dëmtimin cilësisht të procesit të Vettingut, pengimin dhe vonesën  e ngritjes së institucioneve të reja, veçanërisht SPAK.

Reduktimi i numrit të këshilltarëve në Institucionet e vettingut dhe veçanërisht të këshilltarëve ekonomik në këto institucione, ka për qëllim që t’a bëjë procesin e rivlerësimit, një proces të paracaktuar nga institucionet e ekzekutivit apo institucionet e pavarura të drejtuar nga përfaqësues të mazhorancës. Si mund të vlerësohet pasuria e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga 9 këshilltarë ekonomik (gjithsej 3 institucione sëbashku), ndërkohë që IlDKPKI për këtë proces ka përfshirë të gjithë strukturën e saj?

Është tepër e qarte se një reduktim i tillë i qëllimshëm i numrit të ekspertëve në këto pozicione, do të sjellë një proces të pabesueshëm, fiktiv, jo cilësor dhe shumë të vonuar në kohë.

Mazhoranca synon që vendimin për komponentin e pasurisë dhe të figurës ta marrë jashtë këtyre  institucioneve si dhe të ushtrojë presion nëpërmjet mediave të manipuluara prej saj, që institucionet e Vettingut të çertifikojnë “vendimin” e marrë nga ekzekutivi dhe institucionet e kontrolluara prej tij dhe jo prej institucioneve të vettingut në ushtrim të pavarësisë së tyre dhe të respektit vetëm të kushtetutës dhe ligjit.

Konkretisht, vendimet e marra në Komisionin e ligjeve për të bashkuar shërbime duke reduktuar pozicione, me arsyetimin se shkurtojmë shpenzime, kanë për qëllim vendosjen  nën kontrollin e qeverisë së këtyre institucioneve nëpërmjet shkurtimit të burimeve financiare.

Një rast flagrant që dëshmon cënimin e pavarësisë funksionale të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, është vendimi i qeverisë që i jep në administrim Ministrisë së Drejtësisë zyrat dhe infrastrukturën e Kolegjit, përfshirë edhe aksesin në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Për të gjitha këto arsye parimore dhe objektive që përmenda më sipër, ne kemi bindjen se Qeveria është në konflikt të qartë interesi për përmbushjen me sukses të këtij procesi, pasi anëtarë të saj, mund të jenë objekt i natyrshëm i verifikimit të parë të organeve të reja antikorrupsion që do të krijohen.

Kuvendi dhe Qeveria duhet detyrimisht të jenë shembull në demostrimin e vullnetit të tyre për të mbështetur pa kushte dhe pa asnjë ndikim këto institucione në kërkesat dhe nevojat e tyre për një funksionim sa më normal dhe efikas.

Në këto kushte, procesi i Vettingut mund të minohet që në nisje, sepse qartazi nga ana e mazhorancës ka një tendencë të hapur për t’i kapur këto institucione kushtetuese sic e provojnë edhe vendimet e fundit të komisionit të ligjeve, kjo do të trondiste thellë besimin e qytetarëve te kjo reformë si dhe shpresën e tyre se në Shqipëri do të mund të ndërtohet më në fund një sistem drejtësie pa korrupsion, ku çdo qytetar është i barabartë përpara tij.

Unë besoj shumë në ndjeshmërinë tuaj të lartë si bashkëkontribues të reformës në drejtësi si një faktor kyç jo vetëm për stabilitetin e vendit por edhe për të ardhmen e procesit të integrimit europian.

Mbetem e hapur për çdo komunikim të mëtejshëm me ju.

Duke ju falenderuar,

Monika Kryemadhi

Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim   /tesheshi.com/

Related Posts

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës
Sociale & Shoqëri

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit
Politikë

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse
Bota & Rajoni

“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

17/05/2025
Next Post
Basha-Haradinaj: mbështetje të plotë Kosovës në rrugën e integrimit

Basha-Haradinaj: mbështetje të plotë Kosovës në rrugën e integrimit

Reagimi i vajzës së vogël te goli i dytë i CR7… (video)

Reagimi i vajzës së vogël te goli i dytë i CR7... (video)

Maqedoni: të drejtën e votës e kanë 1.8 milion votues…

Maqedoni: të drejtën e votës e kanë 1.8 milion votues…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni