Vetëvendosje jep sinjal se nuk do lejojë krijimin një tjetër qeverisjeje, pra atë me kryeministër Abdullah Hotin nga LDK, mandatuar nga Thaçi, që do thotë pra se nuk do e njohë verdiktin e Gjykatës Kushtetuese.
Së paku kjo është lënë e nënkupuar, pasi nga selia e VV-së, Sekretarja Organizative Vlora Haxhimehmeti, tha kjo forcë do ta nisë një peticion për të kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.
“Zgjedhjet janë zgjidhje e krizës politike, zgjedhjet janë paqësore dhe demokratike. Ato janë e vetmja rrugë për të dalë nga ngërçi. Peticioni do të jetë i stërmadh”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se VV nuk do të lejojë “qeveri pa zgjedhje”.
Eshtë pikërisht kjo frazëe fundit e cila e komplikon situatën, pasi pëkthehet si mosbindje nga verdiktit të Kushtetueses.
“Çka tjetër mund të prisnim nga një gjykatë ku gjyqtarët e saj janë të dënuar për korrupsion?”, tha më tej Haxhimehmeti.
Nga ana tjetër, Liburn Aliu, po nga VV, tha se ” Vetëvendosje në seancën që do të mbahet për themelimin e qeverisë së re do të jetë kundër”.
Kjo lë akoma paqartësi mbi faktin nëse Vetëvendosje nuk do pranojë dorëzimin e qeverisë, apo do e dorëzojë dhe do vijojë aksionin e saj drejt zgjedhjeve të reja.
“Zgjedhjet janë mënyra e vetme e marrjes së një legjitimiteti të ri, le të garojmë në zgjedhje dhe populli të vendosë së çfarë lloj shteti dhe qeverisje dëshiron”, tha Aliu. /tesheshi.com/