Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës për të arrestuar drejtorin e Inspeksionit Xhelal Sveçla.
Zëdhënësi i LVV-së Frashër Krasniqi ka thënë se lëvizja Vetëvendosje konsideron se përndjekja dhe arrestimi i aktivistëve të saj është tërësisht politike dhe shpreh autoritarizmin që po tenton të instalohet në Kosovë.
” Sot, 7 vite pas ardhjes së EULEX-it në Kosovë, është dëshmuar se ky mision është i padrejtë dhe madje i përfshirë edhe në afera kriminale. Të arrestohen aktivistët tanë sepse paralajmëruan me protestat e tyre se si EULEX-i nuk do të sjell drejtësi, është mbështetje për padrejtësinë dhe për këtë institucion të padrejtë”, ka theksuar ai.
“Ne kërkojmë që aktivistët tanë të lirohen menjëherë dhe të pushojnë ndjekjet ndaj tyre’ ka thënë më tej ai.