Lëvizja Vetëvendosje pretendon se vëllai i kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe dhëndri i këtij të fundit po bëjnë presion te votuesit në Mitrovicë.
“Në afërsi të Shkollës ‘Ismail Qemajl’ në Bair, Mitrovicë (Qendra e Votimit 1004b, vëllai i Kadri Veselit, Vesel Veseli bën presion votuesve në ditën e zgjedhjeve. Po ashtu, bazuar në informatat e pranuara nga kjo Qendër e Votimit, Nexhat Uka (dhëndri i Kadri Veselit, punëtor i KEDS) me veturë të Ismet Haxhës, i bën presion votuesve dhe bën blerje të votave”, thuhet në kumtesën e VV-së.
Ndërkohë gjatë ditës nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka akuzuar Vetëvendosjen për përhapje të lajmeve të rreme. /tesheshi.com/