Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të akuzojë presidentin Thaçi për mos thirrjen e seancës konstituive.
Deputetja Albulena Haxhiu thotë se në se nëse presidenti nuk e thërret seancën konstituive brenda 30 ditëve i kalon e drejta deputetëve.
Po ashtu, Haxhiu ka shkruar në Facebook se këto pshtjellime po bëhen vetëm e vetëm për të blerë kohë.
“Pse Hashim Thaçi duhet t’i thërras në takim përfaqësuesit e subjekteve politike?! Sipas Kushtetutës, e drejta për të thirrur seancën konstituive i takon vetëm Presidentit!Kjo e drejtë kalon tek deputetët vetëm nëse Presidenti nuk e thërret seancën brenda 30 ditëve!Këto pshtjellime po bëhen vetëm e vetëm për të blerë kohë. Edhe njëherë, numrat nuk i kanë dhe Thaçi duhet të pushojë së shërbyeri klanit ‘Pronto’ nga pozita e Presidentit!Seanca konstituive duhet të thirret sa më parë!”, ka shkruar Haxhiu. /tesheshi.com/