Mijëra njerëz në Rusi i bënë nderimet e fundit Mikhail Gorbachev-it, liderit të fundit sovjetik që i dha fund në mënyrë paqësore Luftës së Ftohtë. I vetmi lider perëndimor që morri pjesë në funeralin e tij ishte kryeministri hungarez Viktor Orban. Ai bëri nderimet e tij në Shtëpinë e Federatës në Moskë, ku u organizua një përkujtim.
Gorbachev u varros në një ceremoni relativisht modeste pa praninë e presidentit rus Vladimir Putin. Shpjegimi zyrtar i Kremlinit: Nuk ka kohë në orarin e tij.
Ish-presidenti ishte shtrirë në një arkivol të hapur në shërbimin përkujtimor, i rrethuar nga një roje nderi, shkruan BBC.
Shumë rusë fajësojnë Mikhail Gorbachev-in për fillimin e reformave që shkaktuan kaos ekonomik dhe për lejimin e rënies së Bashkimit Sovjetik.
Ai vdiq më 30 gusht në moshën 92-vjeçare dhe u varros në varrezat Novodevichy të Moskës pranë gruas së tij Raisa pas një ceremonie në Shtëpinë e Federatës, një ndërtesë pranë Kremlinit që ka shërbyer si vendvarrimi shtetëror që nga kohërat sovjetike.
Spitali në Moskë ku Gorbachev vdiq të martën tha në një deklaratë të shkurtër se ai kishte vuajtur nga një sëmundje e gjatë dhe e rëndë. Nuk dihet shkaku i vdekjes.Vitet e fundit, shëndeti i tij ishte përkeqësuar dhe shpesh ndodhej në spital. Në qershor, mediat ndërkombëtare raportuan se ai ishte shtruar pasi vuante nga sëmundja e veshkave. /tesheshi.com/