Një grup grash iraniane janë sajuar si burra duke ia dalë që të hyjnë në stadium për të parë ekipin e tyre të zemrës. Bëhet fjalë për një tifozeri grash të ekipit Persepolis që fitoi kampionatin vendas.
Ato pos që u veshën me rroba meshkujsh, vendosën dhe mjekra të rreme porsi ata duke jua hedhur paq rojeve të sigurisë së stadiumit.
Siç dihet, në Iran gratë nuk lejohen të ndjekin ndeshjet e futbollit me prani meshkujsh.
Tridhjetë e pesë gra që tentonin të merrnin pjesë në derbin e Teheranit mes Esteqlal dhe Persepolis u arrestuan në mars. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ishte në Iran në atë kohë dhe shikonte ndeshjen nga tribunat, tha se ai ishte premtuar nga presidenti iranian Hassan Rouhani se ka plane për t’u lejuar grave së shpejti që të ndjekin ndeshjet e futbollit në stadium. /tesheshi.com/