Vendet arabe e sidomos Katari vijojnë të jenë ndër parahedhësit e mëdhenj në investimet publike në Shqipëri, ku qeverisja aktuale ka gjetur te ato donatorë potencialë për projekte që kushtojnë miliona.
Kështu, vendi i pasur i Gjirit do mudësojë sheshin fundor të Bulevardit të Ri në Tiranë.
“Me ndihmën e qeverisë së Katarit, e cila na miratoi një grant 11 milionë euro, nisim së shpejti punën për realizimin e projektit të sheshit fundor në Bulevardin e Ri! Mirënjohës për Emirin e Katarit, Al Thani, por edhe ambasadorit në Tiranë, Al-Marri. Tirana do të ketë sheshin ceremonial që meriton”, shkroi Veliaj pas firmosjes së marrëveshjes.
Kështu, kryebashkiaku aktual po vijon praktikën e paraardhësit të tij Rama gjatë viteve të këtij të fundit në krye të Tiranës, duke iu drejtuar vendeve arabe për financime të veprave të mëdha publike. /tesheshi.com/