Rreth 100 mbështetës të Qeverisë kanë hyrë në Asamblenë Kombëtare të Venezuelës që kontrollohet nga opozita ku kanë rrahur disa ligjvënës. Dëshmitarët thanë se përballja erdhi pas një seance të parlamentit për ditën e Pavarësisë së vendit.
Rojet e armatosura ushtarake në vendngjarje qëndruan duke bërë sehir ndërsa zaptuesit me shkopinj dhe mjete të tjera hynë me forcë nga dera, thotë agjencia e lajmeve AFP.
Qeveria ka premtuar të hetojë incidentin.
Rreth 350 njerëz u mbajtën nën rrethim prej orësh, sqaroi më pas kreu i Asamblesë Kombëtare. Julior Borges sqaroi se mes atyre që mbetën nën rrethimin e mbështetësve qeveritarë brenda godinës ishin deputetë, sikundër edhe 108 gazetarë, por edhe studentë.
Ai dha emrat e pesë deputetëve të lënduar nga turma. Disa janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Venezuela është tronditur prej muajsh nga pritesta të dhunshme dhe ndodhet në krizë ekonomike. /tesheshi.com/