Fshati Giethoorn njihet si “Venecia hollandeze” sepse është i arritshëm vetëm me anije.
Ky fshat është ideal për ata që ëndërrojnë një jetë më të qetë. Ai daton që nga Mesjeta dhe ka kanale ujore në vend të rrugëve. E veçanta tjetër është se fshati është krijuar nga refugjatë muslimanë nga Mesdheu, të cilët emigruan aty, në Hollandën e sotme, rreth vitit 1230.
Fshati është i vendosur në zonën e Overijssel, dhe turistët mund të shijojnë shtëpi që janë qindra e qindra vjet të vjetra e gjithashtu shëtitje me varkë.
Ky fshat i “përrallave hollandeze” me 176 ura druri, kanale të ngushta, shtëpi historike, gjelbërim dhe lule të ndryshme vizitohet çdo vit nga qindra mijëra turistë nga e gjithë bota. Fshati ka rreth 2.600 njerëz që janë aty për të treguar të gjitha bukuritë e vendit ku jetojnë.
Në fshat nuk ka automjete por këmbësorë, si dhe disa çiklistë mund të shihen pranë varkave.
Po të shohësh me vëmendje elementët e natyrës aty, ka shumë ngjashmëri me Syrin e Kaltër në jug të Shqipëri. Madje ky i fundit mund të përbëjë dhe një avantazh për vetë mrekullinë e unikalitetin që ofron. Por në raport me këtë është një katastrofë e mosmenaxhimit si duhet.
Syri i Kaltër mund të ishte një oaz fantastik për një fshat turistik, me vila, parqe, rrugë biçikletash e xhiro me varka, por që në realitet pasqyron, edhe në simbolikisht, paaftësinë proverbiale shqiptare për të shfrytëzuar si duhet pasuritë që i ka dhënë Zoti. /tesheshi.com/