Qeveria e Kosovës, duke gjykuar nga situata e krijuar nga vërshimet dhe përmbytjet në Shqipëri, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.
Ky vendim i ekzekutivit vije pasi Ministria e Forcës së Sigurisë ka pranuar të martën pasdite, një kërkesë zyrtare nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për mbështetje logjistike nga FSK në ndihmë të zonave të përmbytura.
“Në kërkesë, në mënyrë të veçantë, është specifikuar nevoja për sigurimin e urave të montazhit. Kërkesa mbështetet edhe në kërkesën e ministres së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për mbështetje, dhe në nevojën e madhe të vendbanimeve në zonat e Vlorës dhe Fierit, të cilat kanë mbetur të izoluara nga dëmtimi dhe shkatërrimi i urave”, njofton qeveria. /tesheshi.com/