Seanca e radhës në kuvendin e Kosovës pritet të mbahet këtë të enjte, në vijim të dy seancave të mëparshme që u bllokuan nga ana e opozitës. Vendimi është marrë nga kryesia e Kuvendit të Kosovës, mirëpo pa praninë e opozitës, gjë që lë të kuptohet se seanca e radhës mund të ketë të njëjtin fat me të mëparshmet.
Bllokimi i kuvendit përforcohet nga fakti që ndërsa kryesia vendoste thirrjen e seancës, partitë opozitare në një konferencë shtypi thanë se nuk do të tërhiqen nga strategjia e tyre dhe se nëse dëshirohet vijimësi e seancave, LDK dhe PDK duhet të sjellin normalitet në kuvend.
Por, duke qenë se kryeministri Mustafa ka shprehur vendosmërinë për të mos i kthyer edhe një herë në tryezë marrëveshjet e Brukselit, duket se seanca mund të rezervojë surpriza të reja. Propozimin për ta vijuar me seancës e radhës e ka dhënë deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti. /tesheshi.com/