Eshtë zgjidhur me “shqyerje dere” refuzimi i kreut të Bashkisë së Devollit për t’i liruar zyrën pasardhësit të dalë nga 30 Qershori.
Eduard Duro i PS-së hyri forcërisht pasdite në zyrën e tij, ku prej aty deklaroi:
“Sot është dita kur iu dha fund janë procesi të stërgjatur. Kryetari i bashkisë nuk denjoi të na priste, prandaj u detyruam të hynim në këtë mënyrë. Ata punonjës që sot u terrorizuan dhe dolën të protestonin do të jenë pjesë e stafit tim të ri.
Pres urim nga ish-kryetari, pasi unë e kam uruar kur ka filluar detyrën. Të hënën bashkia do të fillojë aktivitetin normal. Nuk do të ketë asnjë largim”, tha ai.
Kështu, është konsumuar precedenti parë një beteje të pritshme politike post-30 Qershor, që nis nga Devolli, ku pra të zgjedhurit e mazhorancës refuzojnë të lirojnë zyrat, duke mos i njohur zgjedhjet që sipas tyre janë anulluar me dekret presidencial. /tesheshi.com/