UEFA ka vendosur që përballja e parë mes Milanit dhe Shkëndijës të zhvillohet në “San Siro” më datën 17 gusht dhe jo në “Telekom Arena” siç e përcaktoi shorti.
Ky ndryshim u bë për shkak se në datën 17 gusht në stadiumin e Shkupit do të luajë skuadra maqedonase e Vardarit ndaj Fenerbahçes.
Të dy ekipet që përfaqësojnë Maqedoninë në raundin “play off”, shorti iu përcaktoi që të luanin ndeshjen e parë si pritëse, por stadiumi i vetëm që plotëson kushtet për këtë nivel garash është “Telekom Arena” në Shkup.
Kështu që Komisioni i Garave pranë UEFA-s vendosi të ndryshojë axhendën. Ndeshjen e kthimit tetovarët do ta luajnë në datën 24 gusht. /tesheshi.com/