PDK-ja e Kadri Veselit, partia e cila doli më dobët nga balotazhi e përgjithesisht nga zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, ka reaguar e nervozuar nga vendimi më i fundit i Gjykatës Supreme e cila pranoi kërkesën e VV-së për mosnumërim votash në Prishtinë e Prizren, dy qytete të fituara prej saj. Në gjuhën nervoze të LDK-së, ka hyrë dhe cilësimi “terrorist”, për partinë e Albin Kurtit, e që sot drejtohet nga Visar Ymeri.
“Gjykata Supreme, mbase edhe e ndikuar nga presioni publik që kjo parti klanesh terroriste ka bërë mbi anëtarët e saj, anuloi rinumërimin e votave. Pra, qenka hedhur poshtë pretendimi se paska pasur tendencë të manipulimit të zgjedhjeve dhe se drejtësia është e kapur”, tha zëdhënësi i LDK-së. Blerand Stavileci.
Ai më tej theksoi se partia e tij ka mjaftueshëm dyshime se kjo “drejtësi” është e terrorizuar dhe e frikësuar nga terroristët e VV-së, pasi sipas tij kjo e fundit shpif, linçon, frikëson, shantazhon e terrorizon çdo gjë që i del përpara.
“Të besojmë se as ky vendim nuk është marrë nën presionin e terroristëve të ‘Vetëvendosjes’. Ne nuk do të ndalemi me kaq. Do t’i shtjerrim të gjitha mundësitë ligjore dhe kushtetuese për ta vërtetuar vullnetin e mirëfilltë të qytetarëve”, tha Stavileci. /tesheshi.com/