Në një vizitë turistike në Angli apo në një tur gjatë pushimeve tuaja nuk mund të lini pa vizituar këto vende mbresëlënëse
Londra.
Normalisht duhet filluan nga kryeqyteti që për një arsye apo një tjetër është kryeqendra e gjithë vendit. Në një vizitë në Londër duhet patjetër të përfshihen: Big Ben, London Eye, Madame Tussauds, Buckingham Palace dhe një mori parqesh të mrekullueshëm.
Stonehenge.
Nëse kërkoni historinë, atë më të lashtën, mund ta gjeni aty. Është një nga monumentet parahistorike më të rëndësishme, jo vetëm në Angli por në të gjithë botën. Gjendet në Wiltshire, një vend në jugperëndim të Anglisë.
Edinburgh.
Kryeqendra e Skocisë gjithashtu nuk duhet humbur. Mos lini pa vizituar parqet më të njohura në të si Princes Street Gardens dhe Holyrood Park.
York.
Është dy orë e gjysmë nga Londra dhe është një vend për ata turistët që preferojnë pjesët historike. Karakterizohet gjithashtu dhe nga rrugë të mrekullueshme.
Manchester.
Ju pëlqen arti dhe futbolli? Manchester bën për ju! Dhe meqenëse jeni aty rrotull mos harroni të vizitoni bibliotekën John Rylands Library.
Bath.
Në të gjenden Banjot Romake dhe është një ndër vendet rekord me turistë në të gjithë Anglinë (përafërsisht 1 milion vizitorë në vit).
Eden Project.
Gjendet në jug të Anglisë dhe është një lloj kopshti botanik ku janë koleksionuar lule dhe bimë nga e gjithë bota./tesheshi.com/