Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përdorur fabulën e një ndeshjeje basketbolli me fëmijët e shkollës “7 Marsi” për të thumbuar opozitën dhe bojkotin e zgjedhjeve. I përfshirë në negociatat politike të kryeministrit Rama, së fundmi, Veliaj duket se e ka vendosur retorikën e daljeve të përditshme në media në funksion të temës së ditës: përgatitjet për zgjedhjet e 18 qershorit.
Kështu, Veliaj tha se gara fitohet duke luajtur në datën dhe orën e caktuar, duke shpjeguar sesi ishte paraqitur në kohë për një ndeshje basketbolli me fëmijët dhe se pavarësisht, se ekipi i tij e kishte humbur ndeshjen, u kishte dhënë dorën kundërshtarëve dhe u largua në paqe.
“Kjo besoj kuptohet edhe nga fëmijët, se edhe ndeshjet e tjera, qofshin ato politike, kur ka një datë, siç është data 18 qershor, një orar, palët paraqiten në garë dhe pastaj rezultati varet nga pikët”, tha Veliaj. /tesheshi.com/