Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka takuar sot banorë të lagjeve që vuajnë nga vërshimi i ujit dhe i ka thënë të kenë kujdes për 48 orët e ardhshme, pasi ata do të jenë më të vështira për kryeqytetin, për shkak të reshjeve të dendura që kanë nisur.
Veliaj ka inspektuar zonën e “Don Boskos”, e cila pësoi përmbytje të mëdha gjatë reshjeve të fundjavës.
“I ftoj qytetarët të jenë bashkëpunues, me ndërmarrjet tona si të pastrimit dhe të kanalizimeve dhe të sinjalizojnë problemin e parë. Numrat e emergjencës funksionojnë. Mos ndërtoni më buzë lumit. Në momentin që kemi kërkesë për evakuim, kemi të gjithë infrastrukturën e gatshme. Dhe tek bregu i lumit dhe tek Ura e Kamzës dhe dje kemi çuar njoftim, i kemi thënë që janë zona që tipikisht përmbyten se janë në brigjet e lumenjve”, tha Veliaj. /tesheshi.com/