Për herë të parë në histori përfaqësuesja e Uellsit ndodhet para asaj të Anglisë. Në renditjen e re të publikuar nga FIFA, “albionët” zbresin nga pozicioni i 8-të në të 10-in, ndërkohë uellsianët mbajnë vendin e 9-të.
Mediat britanike e kanë kryqëzuar përzgjedhësin e lojtarëve të Anglisë Roy Hodgson për rezultatet jo fort të mira të anglezëve.
Fitorja ndaj Belgjikës në kualifikimet për EURO 2016, i ka mundësuar Uellsit ngritje në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Tashmë uellsianët ndodhen para anglezëve, fakt ky që ka shokuar mediat në ishull të cilat e kanë quajtur “vdekje për futbollin anglez”.
Uellsi ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në këto vitet e fundit. Kujtojmë në vitin 2011, kombëtarja e Uellsit ishte në pozitën 117, por me punën e trajnerit Kris Koleman suksesi ishte i pritur.
Rumania gjithashtu ka bërë një progres të jashtëzakonshem duke u renditur në vendin 7. Sa i përket pozitës së parë atë e zotëron Argjentina,e pasuar nga Belgjika e Gjermania. /tesheshi.com/