Robert Hanssen, ish-agjenti i FBI-së që u bë spiun dhe shkaktoi dëmin më të madh në historinë e agjencisë amerikane, u gjet i vdekur në qeli të hënën, njoftuan autoritetet amerikane.
Robert Hanssen, 79 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2002 pasi pranoi se kishte spiunuar për Bashkimin Sovjetik dhe më vonë për Rusinë për më shumë se 20 vjet.
“Personeli i burgut u përpoq të shpëtonte Hanssen pasi ai u gjet pa ndjenja të hënën, por dështoi”, tha autoriteti i burgjeve.
Shkaku i vdekjes nuk u dha.
Kur u arrestua në vitin 2001, u tha se ai mori më shumë se 1.4 milionë dollarë në para, kartëmonedha dhe diamante, në këmbim të kompromentimit të agjentëve të shumtë, teknikave të inteligjencës dhe dokumenteve të klasifikuara amerikane, sipas faqes së internetit të FBI-së.
Ai po vuante një dënim të përjetshëm në një burg të sigurisë maksimale në Kolorado. /tesheshi.com/