Arrestohet një nga prokurorët më të njohur në vend, i cili ka qenë pjesë e grupit që ka hetuar vrasjen e Azem Hajdarit.
Bëhet fjalë për Haxhi Giun, prokurorin e Rrethit të Krujës, i cili është vënë në pranga nga policia.
Arrestimi është bërë nga Krimet e Rënda dhe Task Force në Tiranë. Arrestimi është bërë pas një hetimi dy mujor, dhe dyshohet për korrupsion aktiv. Prokurorit i janë sekuestruar një sasi prej 29 mijë eurosh, të cilat i kishte marrë në këmbim të masës së dënimit.
Prokurori Haxhi Giu është një emër i njohur publikisht, pasi ka qënë dhe prokuror i çështjes “Hajdari”, ku mbeti i vrarë deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari. /tesheshi.com/