Gjenocidi i Srebrenicës është ende një plagë e hapur në zemrën e Evropës dhe na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për të parandaluar që gjenocidi të mos ndodhë përsëri, tha Komisioneri për Zgjerimin e BE Oliver Varhelyi të martën në konferencën virtuale të Bashkimit Evropian që shënon 25-përvjetorin e tragjedisë.
“Vlerat e shkelura kaq dramatike 25 vjet më parë tani janë në qendër të angazhimit tonë në Ballkanin Perëndimor,” tha ai përmes Twitter-it në hapjen e një konference dixhitale të organizuar nga BE për të shënuar çerekshekullin e gjenocidit të Srebrenicës.
Siç thuhet në njoftimin për konferencën me titull “Kujtimi i Srebrenicës: Një histori e përçarë evropiane”, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të rinjtë, së bashku me dëshmitarët dhe të mbijetuarit, do të kujtojnë “një nga anët më të errëta të historisë moderne evropiane” dhe do të diskutojnë mbi mënyrat për të “ndërtuar të ardhmen e së vërtetës dhe drejtësisë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm”. /tesheshi.com/