Bombardimet nga regjimi sirian dhe aleati i tij rus vranë 18 civilë duke përfshirë pesë fëmijë në rajonin veriperëndimor të Sirisë. Të dy palët kanë shpeshtuar bombardimet vdekjeprurëse ndaj provincës Idlib dhe zonave pranë Halepit dhe Hamas. Ndër të vrarët sotëm ishin 10 civilë, përfshirë tre fëmijë, të gjithë nga e njëjta familje.
Vala e dhunës që nga fundi i prillit ka vrarë rreth 720 civilë, bëjnë me dije grupet për të drejtat e njeriut. Më shumë se 330,000 njerëz kanë ikur nga dhuna në këtë zonë gjatë tre muajve të fundit, thonë Kombet e Bashkuara. Të hënën, sulmet ajrore vranë të paktën 50 civilë në pjesë të ndryshme të bastionit.
Lufta e Sirisë ka lënë të vrarë më shumë se 370,000 njerëz dhe ka zhvendosur miliona që kur ka filluar në vitin 2011 me një goditje brutale ndaj protestave anti-qeveritare. /tesheshi.com/