1400 banorëve të Adorit, qytetit në afërsi të brigjeve të Mesdheut iu është kërkuar që në orët nga 2 deri në 5 pasdite të qëndrojnë në shtëpi në heshtje, kështu që të mund të shijojnë një gjumë të shëndetshëm. Televizorët dhe muzika duhet të mbyllen ndërsa në këtë “shtetrrethim” përfshihen edhe fëmijët.
“Organizatat ndërkombëtare nënvizojnë rëndësinë e gjumit të drekës, gjysëm ose një orë është e rekomandueshme”, thotë kryebashkiaku i Adorit, Joan Faus, sipas të cilit masa është ndërmarrë me kërkesë të banorëve.
Ai shpjegon se njerëzit në qytet ngrihen herët për t’u marrë me punë dhe pas orës 12 të drekës është e pamundur të qëndrosh jashtë për shkak të të nxehtit.
Përgjatë muajit të fundit, temperaturat në shumë qytete spanjolle janë shkuar në 40 gradë celsisus.
Në orën 1 e gjysmë pasdite një polic njofton siesta-n me mikrofonë që janë vendosur në gjithë qytetin.
Banorët e Adorit binden, edhe pse kryebashkiaku këmbëngul se bëhet fjalë vetëm për një rekomandim. /tesheshi/