Vala e nxehtësisë vazhdon të jetë e pranishme në pjesën më të madhe të Evropës dhe Mbretëria e Bashkuar ka shënuar ditën më të përvëluese të këtij viti.
Shërbimi Meteorologjik njoftoi se 36 gradë Celsius u mat në Heathrow dhe Northolt në Londrën perëndimore, një nga ditët më të nxehta në 40 vitet e fundit. maksimalja në Londër është regjistruar 35.6 gradë, dhe kjo i përket vitit 1976.
Një temperaturë rekord e valës së nxehtësisë që ka goditur Evropën u fiksua dhe të premten në Francë, duke arritur në 45.9 gradë Celsius. /tesheshi.com/