Bill Gates, njeriu prej së cilit gëlojnë teoritë e konspiracionit ndër konspiracionistë të lindur dhe në rastin e COVID-it, zbuloi se ai mori dozën e parë të vaksinës së koronavirusit.
Ai falënderoi të gjithë ata që punuan në bërjen e barnave dhe vaksinave kundër COVID-19.
Gates, një ithtar i madh i vaksinimit, nuk postoi në llogarinë e tij në Tëitter se cilën vaksinë mori.
“Një nga avantazhet e 65 viteve të mia është se unë plotësoj kërkesat për vaksinën COVID-19. Kam marrë dozën time të parë këtë javë dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, vullnetarëve kërkuesve, rregullatorëve dhe profesionistëve mjekësorë që janë në vijat e para të mbrojtjes dhe që na kanë sjellë në këtë pikë,” shkroi Gates në Twitter.
Ai kohët e fundit tha se 2020 ishte e tmerrshme, por ai beson se ne po marrim një lajm të mirë në 2021.
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates premtoi 250 milion dollarë të tjerë për një vaksinë më të lirë dhe më të përballueshme kundër COVID-19.
Nga ana tjetër, teoritë e konspiracionit COVID, ushqehen nga ideja se vetë ky virus është një lojë e Gates-it për të vaksinuar njerëzit. /tesheshi.com/