Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, synon të marrë vaksinën “Sputnik-V” kundër koronavirusit, e cila u prodhua në vendin e tij, në të ardhmen e afërt, u tha në Kremlin.
Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se “presidenti i Rusisë së shpejti do të shpallë këtë vendim”.
Ministria Ruse e Shëndetësisë miratoi ditë më parë vaksinën për përdorim tek njerëzit mbi 60 vjeç.
Ministria tha se vaksina është më shumë se 90 përqind efektive për këtë grupmoshë.
Vladimir Putin është 68 vjeç.
Gjatë një konference për shtyp maratonë në 17 dhjetor, Putini tha se ai do të vaksinohej pasi “të gjitha çështjet zyrtare” të zgjidheshin. /tesheshi.com/