Prindërit e saj kanë kaluar orë të tëra duke kërkuar në Google në lidhje me simptomat e paraqitura nga fëmija e tyre. E vogla Ocea, e cila është 18 muajshe, e mbante thuajse gjithmonë gjuhën jashtë, në një pozicion të ngjashëm që dukej sikur po përqeshte të pranishmit. Vetëm kështu kanë mundur të zbulojnë se fëmija,e cila tashmë i është nënshtruar një ndërhyrje dhe k mundur që m në fund të buzëqeshë, vuante nga sindroma e Beckwith Wiedemann, një çrregullim i cili rritej me rritjen e fëmijës dhe që e bënte gjuhën të ishte shumë e madhe për gojën e saj.
Simptomat më të shpeshta të kësaj sëmundje janë rritja disa organeve në përmasa më të mëdha se normalja dhe në këtë rast, rritja e gjuhës më shumë seç duhet. Që në ekografitë e para, nëna e së voglës, 28 vjeçarja Melanie Varney kishte vënë re një diferencë mes dy binjakeve që mbante brenda sa, Ocea dhe Indaco. Vajza tregonte shpesh gjuhën, aq saqë mjeku u thoshte shpesh prindërve “sa bukur që ju përshëndet vajza”.
Sapo lindi, e vogla Ocea ishte fizikisht më e madhe se motra e saj dhe vijonte të mbante gjuhën jashtë. “Disa persona e interpretonin si shenjë të mungesës së respektit, ndërsa të tjerëve iu dukej si një qenush i etur”,- tregon Melanie. Por në të vërtetë, ky nuk ishte problemi i vetëm pasi e vogla nuk arrinte të pinte qumësht në gjirin e së ëmës.
Mjekët u kanë treguar prindërve se bëhej fjalë për një fazë kalimtare dhe se gjithçka do të rregullohej brenda shumë pak kohe, por Melanie dhe bashkëshorti i saj Gabby Manson nisën të kërkojnë përgjigje që vinin nga interneti dhe Google.
Duke prezantuar simptomat që paraqiste vajza, Ocea, arritën të gjenin një fëmijë tjetër me të njëjtat simptoma, e cila ishte diagnostikuar me sindromën e Beckwith Wiedemann.
Familja, e cila në atë kohë jetonte në Cairns të Australisë, nisi të kontaktonte një specialist në Brisbane, i cili operoi vajzën e vogël. Tashmë Melanie e Gabby janë transferuar në Kanada, vendi i origjinës së gruas, bashkë me binjaket dhe një fëmijë tjetër, ndërsa kanë nisur të sensibilizojnë dhe të njohin gjithë prindërit e rinj me simptomat që paraqet sindroma BWS./tesheshi.com/