Me kalimin e viteve është fiziologjike të nisim të harrojmë mjaft detaje dhe gjëra. Evidenca shkencore dëshmon se mund ta luftojmë këtë mjegullim të trurit duke përmirësuar fitnesin.
Përfundimi i një hulumtimi të publikuar në British Journal of Sports Medicine në vitin 2014 thotë se ushtrimet e rregullta aerobike e rrisin madhësinë e hipokampusit, një pjesë e trurit kjo e lidhur me kujtesën.
Studime më të hershme po ashtu i kanë ndërlidhur ushtrimet me aftësitë njohëse (konjitive). Nëse jeni duke e ndjerë plakjen këtyre ditëve, luftoni këto ndjenja “me vrap”./tesheshi.com/