Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pas amerikanëve, ja se ç’armatim i dhurojnë dhe turqit ushtrisë shqiptare

by te Sheshi
30/09/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Pas amerikanëve, ja se ç’armatim i dhurojnë dhe turqit ushtrisë shqiptare

Nga Ylli Pata 

Përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila nisi partinë e parë të një kontigjenti mjetesh transporti luftarak të blinduar për ushtrinë shqiptare, një sasi të rëndësishme armatimi për forcat e Armatosura e ka sjellë ushtria turke, si pjesë e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e Sigurisë mes dy vendeve.

Kanë mbërritur në depot e ushtrisë një sasi e konsiderueshme armatimi luftarak, kryesisht i lehtë që do të zëvendësojë totalisht përdorimin e kallashnikovëve të famshëm.

Batalionet elitë të Ushtrisë si Forcat Speciale por edhe trupat e repartit të posaçëm të Policisë Ushtarake si dhe Komandot e Zall Herrit, prej kohësh i kanë zëvendësuar armët e modelit rus me armë automatike turke si M20, MP5, M4A1, MPT-76 etj.

Trupat speciale shqiptarë janë furnizuar edhe me snajperat KNT-308, ndërkohë që nga Turqia kanë ardhur edhe armë të tjera të tipit luftarak më të rëndë.

Kështu bëhet fjalë për një arsenal artilerie e lehtë që përdoren kryesisht nga forcat e këmbësorisë dhe janë të lëvizshme.

Këto armë janë kryesisht ERYX që është një nga raketahedhësit e dorës më të mirë në botë dhe përveç ushtrisë turke përdoren edhe nga forcat e armatosura të Francës.

Një tjetër arsenal artilerie e lehtë e ardhur për ushtrinë shqiptare është edhe M72 LAW, armë tipike për trupat e këmbësorisë, pasi përbën një raketahedhës antitank shumë preçize dhe shkatërruese.

Prej pak vitesh ushtria turke ka rinovuar totalisht arsenalin e saj ushtarak me armë të fjalës së fundit, ndërkohë që një pjesë të armëve të vjetra ka vendosur t’ja japë disa vendeve mike, ndër të cilat në krye të listës është Shqipëria.

Këto armë edhe pse në dukje janë të vjetra, këto janë të tilla për  standardin e ushtrive të nivelit të lartë si ajo turke, por për ushtritë e vendeve të Ballkanit si të Serbisë, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë etj., ato janë armë totalisht moderne dhe mjaft kompetitive.

Serbia, Maqedonia dhe Bosnja, përdorin armë të prodhimit rus, jugosllav, por edhe kinez. Një pjesë e mirë e artilerisë së lehtë ende prodhohet nga fabrikat e armatimit në Serbi, fabrika që prodhojnë për eksport në disa vende të Lindjes së Mesme dhe të azisë.

Kroacia që prej hyrjes në NATO po përdor armë të prodhimit amerikan, gjerman dhe turk.

Turqia e ka ndihmuar ushtrinë shqiptare që prej vitit 1990 kur vendi doli nga regjimi komunist.

E gjithë Flota Detare shqiptare është ringritur në vitin 1997 nga ndihma turke.

Kantieri detar ushtarak i Pashalimanit dhe baza ushtarake e Orikumit është rinovuar totalisht me mjete kryesisht lundruese dhe radarë nga ushtria turke që prej vitit 1998, kur u nënshkrua një Marrëveshje e ngushtë e Bashkëpunimit Ushtarak.

Një kompani turke qëndroi në bazën më të rëndësishme detare për mbi 10 vjet duke trajnuar oficerë dhe nënoficerët shqiptarë me taktikat më modern të mbrojtjes detare dhe shfrytëzimit të përparësive që Shqipërisë i jep Kanali i Otrantos dhe Gjiri i Orikumit.

Ndërkaq, Garda e Republikës është trajnuar dhe furnizuar me armë të prodhimit turk që prej vitit 1998, ndërkohë që instruktorë nga më të mirët turq kanë stërvitur Batalionin Special të Gardës së Republikës.

Stërvitja është kryer në metodat më bashkohore dhe me plumba të vërtetë, duke përdorur metodën e përceptimit psikologjik me rrezikun.

Që do të thotë që çdo stërvitje bëhet pa fishekë manovër dhe duke përdorur objektiva reale, çka e bën kadetin më të përgatitur dhe të përgjegjshëm deri në shkallën më të lartë.

Po ashtu Forcat Komando të Zallherrit janë trajnuar nga ushtria turke, siç ka ndodhur edhe me Brigadën e Helikopterëve të Farkës.

Ndërkaq, prej 20 vjetëve tashmë brezat e kadetëve shqiptarë që anë studiuar në Akademinë turke të Mbrojtjes rriten çdo vit dhe aktualisht një pjesë e mirë e kupolës drejtuese të ushtrisë shqiptare është e trajnuar në Turqi.

Gjatë vizitës në Tiranë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në vitin 2015 u nënshkrua edhe një marrëveshje në fushën e mbrojtjes, marrëveshje që ka rritur kapacitetin e ndihmës turke.

Por sipas nenit 61 të protokollit, pjesa më e madhe e kësaj marrëveshje është pjesë e informacionit të klasifikuar, pasi bëhet fjalë për arsenale dhe ekuipmente ushtarake, të cilat në të gjithë botën mbesin dhe janë pjesë e sekretit shtetëror. /tesheshi.com/

Related Posts

A e dini se si u krijua makina e parë?
Kujtesë

A e dini se si u krijua makina e parë?

21/05/2025
Studimi i ri: sa na e kërcënon vendin e punës Inteligjenca Artificiale?
Sociale & Shoqëri

Studimi i ri: sa na e kërcënon vendin e punës Inteligjenca Artificiale?

21/05/2025
Zbulimi i një shisheje të rrallë Coca-Cola: vlera?
Botë e çuditshme

Zbulimi i një shisheje të rrallë Coca-Cola: vlera?

21/05/2025
Next Post
Britani e Madhe: krim ndaj kafshëve, ja sa vite burg dënohesh…

Britani e Madhe: krim ndaj kafshëve, ja sa vite burg dënohesh…

Qyteti i vrasjeve të pazbuluara: si nisën atentatet dhe lufta mes bandave në Elbasan…

Qyteti i vrasjeve të pazbuluara: si nisën atentatet dhe lufta mes bandave në Elbasan…

Tillerson: Jemi në kontakte të drejtpërdrejta me Phenianin, po shihen mundësi bisedimesh

Tillerson: Jemi në kontakte të drejtpërdrejta me Phenianin, po shihen mundësi bisedimesh

TË FUNDIT

  • Të fundit
A e dini se si u krijua makina e parë?

A e dini se si u krijua makina e parë?

21/05/2025
Studimi i ri: sa na e kërcënon vendin e punës Inteligjenca Artificiale?

Studimi i ri: sa na e kërcënon vendin e punës Inteligjenca Artificiale?

21/05/2025
Zbulimi i një shisheje të rrallë Coca-Cola: vlera?

Zbulimi i një shisheje të rrallë Coca-Cola: vlera?

21/05/2025
Trofeu i vjedhur i Champions-it

Trofeu i vjedhur i Champions-it

21/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni