Studimet kanë treguar se mishngrënësit kanë aromë më të fortë të trupit se vegjetarianët. Kur është bërë krahasimi i djersës së të dyve, është parë se rezultati ishte më i keq në rastin e mishngrënësve.
Erëza si curry dhe kumini, përveç të mirave që kanë, listohen te ushqimet që shkaktojnë erë të keqe, nuk duhet ekzagjeruar me përdorimin e tyre!
Hudhra, njësoj siç shkakton aromë të keqe të frymëmarrjes, stimulon edhe erën e keqe të trupit.
Familja e lakrës që përfshin bokolin, lakrën e bardhë, të kuqe, etj mund të përkeqësojë aromën e urinës. Megjithatë, në këtë rast duhet të bëni durim për shkak të vlerave ushqyese dhe aftësisë për të larguar toksina e trupit./tesheshi.com/