Presidenca kosovare njofton mbi një urim që Presidenti Trump i ka përcjellë homologes kosovare Vjosa Osmani me rastin e përvjetorit të Pavarësisë nga Serbia. Edhe pse nuk vihet në dyshim që urimi është nga Trump, ngjan sikur nuk është dora e tij. Kjo sepse ngjan shumë romantike për të qenë nga mendja e një lideri që nuk e njeh farë gjuhën diplomatike as në kortezialitet.
“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e e Trump-it, parë më frikë prej një “tërmeteve” që po sjell në gjeopolitikën ndërkombëtare. Për këtë shkak, në Beograd presin që prej tij të kenë një mbështjetje në përpjekje për të rianeksuar Kosovën si “pjesë e Serbisë”, me luftë pse jo. /tesheshi.com/