Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ura pa lumë në Vushtrri: aty ku dikur kurorëzoheshin çiftet!

by te Sheshi
29/09/2015
in Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 5 mins read
A A
Ura pa lumë në Vushtrri: aty ku dikur kurorëzoheshin çiftet!

Nga Shkëlzen Rrecaj

Janë disa qytete në Kosovë në të cilat janë të ndërtuara ura të gurta. Secila prej tyre dallon në shumë aspekte nga tjetra. Por në gjë kanë të përbashkët, ujin poshtë saj.

Përjashtim bën Ura e Gurit e Vushtrrisë. Megjithëse ka shekuj që lumi Sitnica e ka braktisur, ajo qëndron aty për t’na treguar shumë histori të këtij qyteti të lashtë, mbase diçka edhe më shumë se mund të mbijetojmë edhe kur na braktisin ata me të cilët në thelb jemi të lidhur.

uraEGurit2

Kjo urë gjendet në pjesën veriperëndimore të hyrjes së qytetit. Ajo dikur lidhte qytetin me fshatrat e malit Çyqavica si dhe nëpërmes Grykës së Klysyrës, ajo lidhte Rrafshin e Kosovës me Klopotnikun (Drenicën). Nëpër këtë urë kalonte rruga për në Mitrovicë dhe për në stacionin e trenit që ishte vendosur në Shtruerë (Shtitaricë).

Qemerët e urës janë të ndërtuar me gurë dyngjyrësh, të kombinuar bardhë e kuq. Për lidhje më të mirë të tyre, në fugat ndarëse është përdorur plumbi i shkrirë. Muret anësore janë punuar me gurë të gdhendur me shumë kujdes. Niveli i kalldrëmit të urës pasqyrohet në muret ballore nëpërmjet një kornize gjatësore të gurtë me profil në kurbat.

Parapeti i urës, me lartësi 90 cm është realizuar me blloqe të vendosur në këlliç që fiksohen në taban me kunja metalike, ngulur me plumb të shkrirë. Ura me pjesët shtesë anësore është e gjatë rreth 135 m dhe e gjerë rreth 6 m, e ndërtuar mbi 9 harqe.

uravjeternevushtrri

Gojëdhënat thonë se kjo urë ka patur 12 harqe, por ato në anët anësore të saj janë mbuluar me dhé. Harqet e fundit kanë qenë aq të larta, sa nëpër to kanë kaluar qerret me sanë. Pesë harqet e mesit, me maje të mprehtë janë ndërtuar në një fazë më të hershme, gjersa në fazën e dytë e ndërtimit, ishin harqet tjera anësore më të vogla.

Këtë urë e përmendin kronikistë e udhëpërshkrues të ndryshëm që nga shekulli XVI, prej tyre francezi Filip Difren – Kane (1573) i cili shkruante: “… prej aty arritëm në Vushtrri, qytet i madh me xhami të shumta dhe me urë të madhe të gurit”. Po ashtu vlen të theksohet se Urën e Gurit para Filip Difren e kishte e përmendur Kuripeshiqi, por mungojnë detajet e udhëpërshkrimit të tij.

Në lidhje me vjetërsinë e Urës ka versione të ndryshme, por dominojnë mendimet se ajo është ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane, edhe pse burimet serbe thonë se pesë harqet e mesëm janë shumë më të vjetra. Qytetarët e quajnë edhe Ura e Vjetër e Gurit. Po ashtu burimet osmane e vërtetojnë vjetërsinë e saj.

ura e gurit

Ura e Gurit gjendet mbi shtratin e thatë të lumit Sitnicë, uji i të cilit për shkak të përbërjes pedologjike e ndërroi rrjedhën për disa dhjetëra metra në perëndim. Sipas historianëve, nuk dihet saktësisht koha kur lumi Sitnica e kishte braktisur atë. Thuhet se përafërsisht para 200 vjetëve Ura e Gurit ekziston si e tillë si “urë pa lumë”.

Arsyet e ndërrimit të rrjedhës së lumit Sitnica nga shtrati i urës nga kalonte nga dikur kalonte në shtratin e ri që tashmë gjendet në periferi të qytetit, sipas historianëve nuk ka të bëjë fare me dorën e njeriut.

Izet Miftari historian

Historiani Izet Miftari për portalin tesheshi.com, tregon se e gjithë kjo ka ndodhur në mënyrë evolutive: “Lumi Sitnica vazhdimisht e ka ndërruar shtratin nga pjesa perëndimore. Ky ndërrim i shtratit të lumit Sitnica ka ndodhur, si pasojë e fenomeneve natyrore, përkatësisht përbërjes pedelogjike të dheut dhe kështu, sot ka mbetur i thatë dhe Sitnica është larguar nga Ura e Gurit rreth 1 km në pjesën perëndimore. Ky largim i lumit, me gjasë ka ndodhur gjatë shekujve XVI-XVII.”   Avdi Mehmeti ciceron

Në anën tjetër, ciceroni Avdi Mehmet për portalin tesheshi.com, thotë se Ura e Gurit është e ndërtuar rreth shekujve XII-XIII. Ai po ashtu na rrëfeu për rëndësinë që kjo urë e kishte dikur për qytetarët e saj.

“Simbolikë e Urës së Gurit është se aty janë kurorëzuar çiftet duke i ndërruar aty unazat. Arsye se përse janë kurorëzuar pikërisht mbi këtë urë ka qenë pasja e një martese të lumtur”, thekson z. Mehmeti.

Sipas gojëdhënave thuhet se mbi këtë urë kanë kaluar Azem e Shotë Galica, të cilët kanë qenë të mahnitur nga bukuria e saj. Ata të dy me çetën e tyre u ndalën nën hijen e harqeve të urës për t’u relaksuar; dhe pas një kohe Azemi mori një gur, e vendosi atë në një vend të lartë dhe nga aty filluan për të qëlluar në shenjë.

Thuhet se Shota ta ketë qëlluar shenjën mu në mes të gurit, ndërsa Azemi në skaj. Ky rast shërbeu si sebep që qitja në shenjë të bëhet traditë nga të rinjtë e qytetit.

Kjo urë nuk ka shërbyer vetëm për kalim udhëtarësh dhe mallrash, por edhe për aktivitete kulturore e sportive. Aty janë zhvilluar lojërat tradicionale si gurapeshë, pehlivanizëm, etj. Po ashtu thuhet se rinia e këtij qyteti rrinin tek ura për t’i vëzhguar vajzat teksa lanin rrobat në bregun e Sitnicës.

Aktualisht, hapësira rreth Urës së Gurit është mirë e rregulluar, por që vetë objekti kërkon një projekt serioz të rivitalizimit e konservimit.

Ura e Gurit është vetëm një nga shumë arsyet e vizitës së qytetit të Vushtrrisë. Në këtë qytet përveç këtij monumenti mund të vizitojmë edhe kalanë e qytetit, xhamitë, hamamin,  shtëpitë karakteristike të bejlerëve, çeshmenë e qytetit, kullën e sahatit, e shumë objekte të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore. Ia vlen për të kaluar një ditë në këtë qytet. /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Jahjaga “anëtarëson” Kosovën në fondin global kundër ekstremizmit: në dhjetor marrëveshja

Jahjaga “anëtarëson” Kosovën në fondin global kundër ekstremizmit: në dhjetor marrëveshja

Liga e Kampionëve: duelet e skuadrave të mëdha, Barcelona në provë pa Lionel Messin

Liga e Kampionëve: duelet e skuadrave të mëdha, Barcelona në provë pa Lionel Messin

Dieta efektive që eliminon 10 kg për 12 ditë (dhe kush nuk mund ta bëjë)

Dieta efektive që eliminon 10 kg për 12 ditë (dhe kush nuk mund ta bëjë)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni