Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

UNIVERSITETI/ Al-Azhar-i, një histori e trazuar fetaro-politike: si e ideoi Salaudini, si kërkon ta zhbëjë Sisi

Historia e Universitetit Al-Azhar ka qenë një histori politike (ideologjike) që nga fillimi i saj, që nga shteti Fatimid, i cili pushtoi Egjiptin dhe vendosi ta ndante atë nga Kalifati Abasid dhe Akidja Suni. Për ta arritur këtë, ata ndërtuan një xhami, e cila më vonë do të bëhej një universitet, përmes të cilit ata përhapën ideologjinë shiite, dhe e quajtën atë Xhamia Al-Azhar, një emër që rrjedh nga i njëjti emër që i dhanë vetë, dmth. Fatima, e cila mbante pseudonimin “Az-Zehra”, pra “Al-Azhar” ose “Al-Ezher”.

Pushtimi i Egjiptit nga Fatimidët zgjati më shumë se dyqind vjet, derisa Salahuddin Ejubi e çliroi. Salahuddin, duke parë projektin shiit për të ndryshuar identitetin dhe besimin e njerëzve përmes Xhamisë së Madhe, e cila u shndërrua në një lloj universiteti, mbylli xhaminë dhe transferoi namazin e xhumasë në xhaminë e Amr ibn Asit.

Por nga ana tjetër, Salahuddin shfrytëzoi planin dhe projektin e Fatimid dhe rihapi xhaminë Al-Azhar, gjithashtu me një plan dhe motiv politik (ideologjik), i cili është përhapja e besimit të saktë (akides) dhe për të kundërshtuar pikëpamjet devijuese mbi akiden apo doktrinën sunite, si dhe pwr tw pwrgatitur muslimanët drejt cclirimit tw Kudsit (Jerusalemit).

Dhe kështu, Al-Azhar vazhdoi të luante rolin e tij shkencor dhe politik në edukimin e popullit dhe zgjimin e vetëdijes së masave muslimane në luftën kundër padrejtësive.

Heqja e Hurshid-pashës

Ndër dijetarët më të spikatur të Al-Azhar-it ishte Omar Mukrim es-Sujuti (1750-1822), i cili u bë udhëheqës popullor dhe arriti të fitojë një grup studiuesish, prej tw cilwve njerëzit dëgjonin dhe merrnin këshilla dhe zgjidhje në kohë krize. Përpjekjet e tyre rezultuan në heqjen e valiut egjiptian Hurshid-pasha i cili kishte bërë padrejtësi ndaj njerëzve, dhe emwrimin e Muhamed Ali-pashës në vend të tij, pasi premtuan që të vendosnin drejtësi dhe të refuzojnë padrejtësinë, dhe të konsultohen rregullisht me dijetarët islamë.

Por Muhamed Ali Pasha shpejt tradhtoi premtimet e tij dhe u kthye kundër atyre që e sollën në pushtet, sepse e kuptoi që ata mund ta rrëzonin si paraardhësin e tij. Meqenëse Omar Mukrim drejtoi këtë grup studiuesish dhe ishte “truri” i tyre, “Muhamed Ali Pasha e dëboi atë nga Kajro.

Prandaj, autoritetet filluan ta shohin Al-Azhar-in dhe kundërshtar, dhe fakti që njerëzit u mblodhën rreth studiuesve të Al-Azhar-it përbënin një kërcënim për sundimin e tyre. Kështu që marrëdhënia midis Al-Azhar-it dhe autoriteteve mbeti midis shtrëngimit dhe dhënies, sipas forcës së studiuesve dhe rezistencës së tyre ndaj sfidës tunduese dhe tundimit ndaj parave dhe funksioneve. Por në çdo rast, Al-Azhar, i udhëhequr nga Shejhu i tij, vazhdoi të gëzonte një reputacion, kështu që Shejhul-Azhari u quajt Shejh al-Islam. Dhe reputacioni i Shejh el-Azharit, siç dëshmohet nga thënia e Shejh Mustafa al-Meragi (shërbeu si Shejkh al-Azhar në dy raste, nga 1928 deri në 1930, dhe nga 1935 deri në vdekjen e tij në 1945), në të cilit i tha: “Po të kisha dashur të rrëzoja mbretin e Egjiptit, unë mund të kisha bërë një gjë të tillë”.

Një grusht shteti ushtarak

Kështu ndodhi deri në një grusht shteti ushtarak, të udhëhequr nga oficerë të ushtrisë egjiptiane, më 23 korrik 1952. Ata përmbysën mbretin dhe Egjipti u zhvendos nga një monarki në një republikë. Gamal Abdul-Nasir vendosi ndër hapat e parë, strategjikë të planit të tij, margjinalizimin e Al-Azhar-it dhe zvogëlimin e pozitës së tij, kështu që emërimi i Sheik al-Azhar-it u bë nga Presidenti i Republikës. Ai më pas hoqi sistemin e vakfit që i jepte Al-Azhar-it një garanci të pavarësisë së tij dhe aneksoi vakfet në thesarin e shtetit, kështu që Al-Azhar varej nga thërrimet që i jepeshin nga Gamal Abdul-Nasir.

Ai gjithashtu shfuqizoi gjykatat e sheriatit dhe eliminoi një formë specifike të arsimit në Al-Azhar, duke i shtuar disiplina praktike siç janë mjekësia dhe inxhinieria mekanike, në të cilat u regjistruan studentët e parë. Mbetën fakultete të tjera të Sheriatit, por ato u vunë në periferi, kështu që e gjithë kjo shkaktoi një përkeqësim të shpejtë të nivelit të dijes së të diplomuarve nw Al-Azhar, përveç individëve brilantë mes maturantëve të fakulteteve të Sheriatit, të cilët mundwn tw ruajnë trashëgiminë e lashtë të Al-Azhar-it.

Faza e fundit

Por duket se ne tani jemi në fazat e fundit të betejës për Al-Azhar-in, pasi kemi parandaluar dërgimin e studentëve jashtë vendit dhe kufizimin e pranimit të studentëve të huaj, dhe degradimin e vendit dhe rolit të tij në shtëpi, d.m.th. ne Egjipt. Përkatësisht, regjimi Sisi kërkon të margjinalizojë plotësisht Al-Azhar-in, dëshiron të heqë kompetencat e tij dhe ta shndërrojë atë në një institucion zyrtar, të pajetë që nuk ka ndikim, duke vendosur një institucion paralel fetar që do të marrë përsipër kompetencat e Al-Azhar-it, që është institucioni për fetva “Darul-ifta”, i cili u miratua fillimisht nga Parlamenti, dhe së cilës ulemaja e Al-Azhar-it, (Meshihatul-Azhar) bëri një kundërshtim zyrtar. Këshilli i Dijetarëve i dërgoi një letër Dhomës së Përfaqësuesve, dhe Sheikh Muhammad al-Duwayni, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit, ku haptazi dhe qartë tha se drafti i parlamentit sjell mosmarrëveshje midis institucioneve.

Duke pasur parasysh shumë pikëpamje dhe perceptime të brendshme dhe të jashtme, gjenerali (Sisi) vendosi që beteja e tij me imamin (Shejh al-Azhar) ishte bazuar në përmbledhjen e pikëve dhe jo në shkaktimin e një goditje përfundimtare si mënyra e tij e të vepruarit ndaj të tjerëve, përmes një plani që bazohet në tre pika:

– Bllokada mediatike dhe përpjekjet për të shtrembëruar mazhin dhe rolin e Shejh el-Azharit, që është hera e parë në historinë e Egjiptit që pozicioni i tij është sulmuar drejtpërdrejt.

– Përjashtimi dhe largimi i atyre që janë afër Shejh al-Azhar, gjë që i ndodhi komisionerit të Al-Azhar, Dr.Abas Shumanit dhe këshilltarit ligjor dr. Muhamed Abdus-Selami.

– Krijimi i institucioneve paralele që do të heqin ose zvogëlojnë domethënien dhe kuptimin e Al-Azhar-it dhe do të zvogëlojnë fuqinë dhe autoritetin e tij, gjë që po ndodh tani.

Kjo betejë e gjeneralit nuk është një betejë kundër personit të Shejh el-Azhar-it që është burrë shteti, jo njeri i revolucionit, i cili është pjesë e sistemit, jo i opozitës, dhe që qëndron në anën tjetër të Islamit politik, por është një nga episodet e luftës kundër Kur’anit dhe një sulm ndaj identitetit islam, me qëllim dhe shpresë për t’i lënë muslimanët pa themelimin e universitetit të tyre (islamik), edhe nëse ai institucion shkencor nuk e kundërshtonte sistemin zyrtar.

Prandaj është detyrë e muslimanëve të Egjiptit që të kundërshtojnë këtë fushatë shtetërore me të gjitha mjetet e ligjshme, sepse fushata e tyre nuk do të jetë më e fortë se fushata e dështuar franceze në kohën e Napoleon Bonaparte i cili u përpoq ta bënte Egjiptin një koloni franceze dhe të paraqitej para muslimanëve të Egjiptit si çlirimtar. Sidoqoftë, gjenerali u largua dhe imami (Shejhul-Azhar) mbeti. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts