Një avion luftarak MiG-29 ukrainas pësoi dëme të mëdha kur një makinë e goditi atë, raportuan të premten ushtria ukrainase dhe media lokale.
Qendra e Aviacionit e Ukrainës deklaroi se makina u përplas me aeroplanin kur MiG-29 do të parkonte në vendin e destinuar për parkingun ajror, raporton Reuters.
Incidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje, megjithatë, ushtria nuk dha më shumë detaje.
Media lokale raportoi se aeroplani, i cili ishte në bazën pranë kryeqytetit Kiev, pësoi dëme të mëdha.
Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të përdorin avionë të bërë në ish-Bashkimin Sovjetik dhe pajisje të tjera ushtarake, por që planifikojnë të lëvizin më pranë standardeve të NATO-s. /tesheshi.com/