Prej disa kohësh në rrjetet sociale po qarkullojnë video dhe foto të automjeteve dhe pajisjeve të shkatërruara që pretendohet se janë sistemi i fuqishëm antiraketë rus S-400. Por lajmi nuk është konfirmuar asnjëherë deri më sot.
Videot u shfaqën në rrjetet sociale në nëntor të vitit të kaluar, por më pas u pretendua se bëhej fjalë për sistemin S-300 të shkatërruar në Zaporizhia. Por tani janë shfaqur foto të reja.
Profili i Ukrainës Weapons Tracker në Twitter, i cili merret me gjurmimin dhe regjistrimin e pajisjeve ushtarake të shkatërruara në luftën në Ukrainë, tani pretendon se është sistemi S-400.
“Janë shfaqur foto të reja dhe tani mund të thuhet se ushtria ruse ka humbur një pjesë të sistemit të avancuar kundërajror S-400. Kjo është hera e parë që konfirmohet humbja e sistemit S-400”, shkruan kjo faqe.
Dhe Oryx, një faqe e specializuar që merret me dokumentacionin e pajisjeve ushtarake të shkatërruara që nga fillimi i luftës, pretendon se është sistemi S-400. /tesheshi.com/