Në 18 zona në të gjithë Shqipërinë do vendosen vepra arti të tilla sicc kjo në rrethrrotullimin e Koplikut. Ka për autor artistin me famë botërore Liu Ruowang, quhet “Wolves Coming” dhe, sipas autoriteteve, “rreket të krijojë një marrëdhënie që sintetizon simbolikën e agresionit të njeriut në planetin tokë dhe reagimin e natyrës si pasojë e prishjes së këtij diversiteti”.
Kjo vepër i përket nismës qeveritare “Art në Hapësira Publike”, ku janë ftuar të konkurrojnë artistë shqiptarë e të huaj. /tesheshi.com/